Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur të hënën rreth orës 19:45 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.
Hoxha ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa personi i lënduar është dërguar në trajtim mjekësor.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug / 14.07.2025 – 19:45.Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes se kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull kosovar. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ekipet relevante jane marr me rastin”, tha Hoxha.
“APELOJMË per vigjilencë me te madhe nga te gjithe shoferët gjatë drejtimit te automjeteve dhe respektim te shenjave të trafikut në rrugët e vendit”, tha Hoxha./Arbresh.info
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...