Adrian Bajrami do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin zviceran të futbollit, pasi i është bashkuar skuadrës së Luzernit në elitën e futbollit në këtë vend.
Qendërmbrojtësi shqiptar, është huazuar nga radhët e Benfikës, me të cilën kishte luajtur rregullisht në ekipin e dytë të saj në vitet e fundit.
“FC Luzern ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Adrian Bajramit. Mbrojtësi 23-vjeçar transferohet në Zvicrën Qendrore në huazim për një sezon nga Benfica e Lisbonës”.
“Pas mbi 100 paraqitjeve për ekipin B të Benficës dhe ekipin U23, lojtari me shtetësi të dyfishtë shqiptaro-zvicerane bëri gjashtë paraqitje me ekipin e parë sezonin e kaluar. Bajrami ka luajtur tre herë për ekipin Kombëtar shqiptar. FC Luzern ka mundësinë për ta blerë atë përfundimisht atë nëpërmjet klauzolës”, shkruhej në njoftimin e klubit zviceran.
“Me Adrianin, po fitojmë një mbrojtës qendror të fortë, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Ai gjithashtu ka cilësi të lindura lideri që do të ndihmojnë ekipin tonë të ri”, ishin fjalët e drejtorit sportiv Remo Majer për mbrojtësin.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...