Newcastle United është duke punuar për transferimin e sulmuesit francez Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.
Sipas raportimeve nga David Ornstein, marrëveshja ende nuk është arritur dhe nuk është afër finalizimit, por bisedimet janë në vazhdim mes palëve, shkruan Arbresh.info.
Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 75 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer me skuadrën gjermane.
Newcastle e shohin Ekitike si partnerin ideal për sulmuesin suedez Alexander Isak, duke synuar të forcojnë edhe më shumë repartin ofensivë për sezonin e ri.
Mbetet të shihet nëse bisedimet do të çojnë në një marrëveshje konkrete në ditët në vijim.
Ekitike ka qenë në shënjestër edhe të Liverpoolit sipas raportimeve nga mediat angleze./Arbresh.info
🚨 Newcastle United working on deal to sign Hugo Ekitike from Eintracht Frankfurt. Not yet agreed or close to being done, but talks continue over potential deal ~€75m. #NUFC want 23yo #SGE forward to play alongside Alexander Isak. W/ @SebSB @TheAthleticFC https://t.co/DXSJujeLvU
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 14, 2025
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...