Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj, si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.
Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, ndër të cilat në pranga kanë përfunduar dhjetë femra, të dyshuara për keqtrajtim apo braktisje të fëmijeve.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se prej dhjetë femrave të arrestuara, pesë nga to janë shtetase të huaja, katër shtetase shqiptare dhe një shtetase e Maqedonisë së veriut dhe pesë të tjera shtetase të Kosovës.
“Inicimi i 10 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar: 10 femra të dyshuara, 5 shtetase kosovare, 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...