Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë të kryesuar nga eksperti për mentorimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, z. Alan Edwards, së bashku me zyrtaren për Zbatimin e Politikave në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Ambasadën Britanike në Kosovë, znj. Altina Besimi dhe këshilltarin teknik z. Blend Zyrapi.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm, me ç’rast u vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e arritura, sfidat dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së ofruar nga Ambasada Britanike në forcimin e kapaciteteve të institucionit të Prokurorit të Shtetit në lidhje me ekipet e përbashkëta hetimore si mekanizëm efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
U.d. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhënë për institucionet e drejtësisë, me theks të veçantë për Prokurorin e Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në vend./Arbresh.info/
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër