Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka dëshmuar sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai rrëfeu momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e motrës, Liridona Ademaj.
“Në natën kritike isha duke punuar në lokal në fshatin tim. Diku rreth orës 10:00 më ka telefonuar bashkëshortja dhe më ka thënë “ a e nive që e kanë vra Liridonën”? Pasi që isha në lokal nuk e niva mirë a Liridonën motren a Liridonin djalin e agjit. Më pas më ka thirr bashkëshortja eja në shtëpi se e kanë vra Liridonen. Shkova me vrap tek shtëpia, dhe kur shkova gjendja e prindërve ishte tepër e rëndë.”
“E kam marr veturën i kam marr edhe prind me vete dhe jam nis për në Spitalin në Gjakovë. Gjatë rrugës lexoja në gazeta që po Liridona është vra. Kur kam shku në spital ju kam thënë mjekëve a mundeni me ju jep qetësues prindërve sepse po flitet që vajza e tyre ka vdekur”, tha Ademaj./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...