Me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se falë reformave në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të KiE më 21 prill 2024.
Sipas Spiropalit, kjo është një arritje që tregon përparimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ndërsa thekson se Shqipëria është e bindur se Këshilli i Evropës nuk është i plotë pa Republikën e Kosovës, duke kërkuar që anëtarësimi i saj të ndodhë sa më shpejt.
“Ky përvjetor është moment reflektimi për rrugën që kemi ndjekur dhe për detyrimet që na presin përpara,” u shpreh Spiropali, duke falënderuar edhe delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE për kontributin e tyre ndër vite.
“Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standardeve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Evropës”, tha ajo./rtsh.al
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...