Rreth më shumë se një jave Arbresh.info ka raportuar ekskluzivisht, për rikthimin e Erdin Dushit tek Trepça ’89.
LEXO EDHE:
Gjatë mbrëmjës së sotme, Trepça ’89 zyrtarizoi transferimin e Dushit, shkruan Arbresh.info.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Dushi edicionin e fundit ka luajtur tek Vushtrria, ku pati paraqitje të mira, teksa për 89-shin kjo nuk është aventura e parë me këtë klub, pasi u paraqit nga viti 2022 deri vitin e kaluar.
Ai më përpara ka luajtur edhe për Drenicën dhe Prishtinën.
NJOFTIMI I KLUBIT:
MIRË SE U RIKTHEVE, ERDIN DUSHI
Klubi Futbollistik Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e ish-futbollistit tonë, Erdin Dushi, në familjen bardhezi.
Me përvojën e tij të çmuar, përkushtimin maksimal dhe shpirtin luftarak, Erdini do të jetë një shtyllë e fortë në repartin mbrojtës dhe një lider i padiskutueshëm në fushë, në misionin tonë për rikthimin në elitën e futbollit kosovar – Superligën.
Erdin Dushi:
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer aty ku e ndjej veten si në shtëpi. Jam plot motivim dhe i gatshëm të jap gjithçka për fanellën e Trepçës’89, me qëllimin e vetëm – kthimin në Superligë.”
Mirë se u ktheve në shtëpi!
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu