TSG Hoffenheim ka zgjatur kontratën e sulmuesit Fisnik Asllani, e cila ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
22-vjeçari ka firmosur një marrëveshje të re afatgjatë, thuhet deri në vitin 2029 me klubin gjerman, si shpërblim për paraqitjet e shkëlqyera që pati gjatë sezonit të fundit.
Asllani ishte golashënuesi më i mirë në divizionin e dytë gjerman gjatë huazimit të tij te SV Elversberg, duke u bërë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e brendshëm. Drejtori sportiv i Hoffenheim, Andreas Schicker, ka vlerësuar lart progresin e tij dhe rëndësinë e këtij rinovimi:
“Fisnik është një sulmues shumë i talentuar, i cili më shumë sesa thjesht tregoi për potencialin e tij gjatë huazimit të tij te SV Elversberg sezonin e kaluar. Golat dhe asistet e tij flasin vetë. Ai padyshim që e ka përdorur kohën e tij në Saarland për të bërë hapin tjetër në zhvillimin e tij. Prandaj, marrëveshja e huazimit ka qenë një sukses i plotë për të gjitha palët e përfshira”.
“Sigurisht, zhvillimi i Fisnik dhe performancat e tij të forta në divizionin e dytë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shumë klube të tjera – ai ka ngjallur interes të konsiderueshëm nga klube të ndryshme. Për këtë arsye, jemi edhe më të kënaqur që ai tani është plotësisht i përkushtuar për një të ardhme te TSG Hoffenheim. Jemi absolutisht të bindur se ai do të bëjë hapat e ardhshëm në karrierën e tij me ne dhe se të gjithë do të argëtohemi shumë me të në të ardhmen”, deklaroi Schicker.
Fisnik Asllani iu bashkua akademisë së TSG Hoffenheim në verën e vitit 2020, pas transferimit nga Union Berlin. Ai debutoi në Bundesligë në nëntor 2021 dhe ka zhvilluar dhjetë ndeshje me ekipin e parë deri më tani. Në të njëjtën kohë, ai ka qenë pjesë kyçe e skuadrës rezervë të Hoffenheim, për të cilën ka regjistruar 53 paraqitje, 17 gola dhe 9 asiste.
Sezonin e fundit, Asllani u huazua te SV Elversberg dhe shënoi 18 gola e dhuroi 9 asiste në 33 ndeshje të ligës. Ai ishte i huzuar edhe te Austria Vjena ku zhvilloi 16 ndeshje në ligë, duke shënuar gjithsej 5 gola dhe regjistruar një asist.
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...