Pas thashethemeve të shumta në rrjete sociale dhe media për një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Ledri Vula ka vendosur të flasë hapur për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Në një intervistë të fundit me Alketa Vejsiun, reperi i njohur nga Prishtina sqaroi se lidhja mes tyre është profesionale dhe se mes tyre ekziston një kimi e fortë pune.
“Jemi me një ekip, po na bie si në studio, si në koncerte, me qenë gjithë kohën së bashku. Edhe koncertet i kemi bashkë, është shumë energjia, krejt ekipi”, u shpreh Ledri.
Tutje ai shtoi: “Jo, mirë jam. Shkojmë në skenë, rrimë bashkë mirë. Besoj që kish funksionu, nëse dy njerëz duhen pa marrë parasysh a kanë fëmijë, dashuria i mund të gjitha. Jemi me një ekip së bashku, është kimia e punës aq e mirë. Koncertet na kanë ec shumë bukur”.
Duke folur më thellë për marrëdhënien me Xhensilën, Ledri theksoi se kanë krijuar një komunikim të lehtë dhe të natyrshëm falë përvojave të ngjashme në jetën personale dhe karrierë.
“Kemi pasur një gjuhë të përbashkët, se të dy i kemi historitë e njëjta. Na ka rënë të flasim si po e vazhdojmë jetën, më pëlqen edhe si artiste. Ka qejf me punu. Muhabeti na ka ec shumë mirë”, përfundoi këngëtari.
Me këtë prononcim, Ledri ka hedhur dritë mbi raportin e tij me Xhensilën, duke i dhënë fund spekulimeve për një lidhje romantike dhe duke vendosur theksin te respekti dhe harmonia në bashkëpunim profesional. /Telegrafi/
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu