Mirlind Daku ka zgjatur qëndrimin te Rubin Kazan, duke nënshkruar një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin rus deri në vitin 2029.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe do të vijojë të jetë një pjesë kyçe e projektit të klubit.
Daku ishte shumë pranë transferimit te Zeniti, por marrëveshja u prish në momentet e fundit, duke e hapur rrugën për rinovimin me Rubin Kazan.
Zyrtarizimi i marrëveshjes erdhi përmes një videoje kreative, e frymëzuar nga seriali i famshëm “Squid Game”.
Në klipin simbolik, Daku zgjedh letrën e kuqe që përfaqëson Rubin Kazanin dhe i gjuan bluzës blu të Zenitit, një mënyrë origjinale për të shpallur vendimin e tij.
Klubi rus i ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit shqiptar, gjë që ka ndikuar direkt në vendimin për të rinovuar kontratën.
Më parë, kontrata e Dakut ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por tani ai është i lidhur me Rubinin edhe për tri sezone të tjera. /Telegrafi/
Rrahmani: Mbi 10 milionë euro u paguan nga buxheti për polis...
Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fillimisht futeni A...
Ka dyshime se Orban po përgatit arratisjen nga Hungaria, ka ...
Kosova shënon përparim në lirinë e medias, Kusari: Lajm fant...
Cleveland merr fitoren e tretë, Rockets dhe Pistons mbesin e...
“Sillni në shtëpi”, Endrit Thaçi shpërndan banerin për çliri...