Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se ndërrimi i Qendrës së Votimit vetëm brenda komunës, është një shërbim që ky institucion e ofron për qytetarët me të drejtë vote. Sipas KQZ-së, ndërrimi i Qendrës së Votimit është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të arsyeshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.
Këto sqarime janë dhënë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto ndryshime mund të bëhen deri më 29 gusht 2025.
“Në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ e ofron shërbimin për votuesit për ta ndërruar qendrën e tyre të votimit dhe për ta caktuar atë sa më afër vendbanimit të tyre. Votuesit mund të qasen në platformën elektronike të KQZ-së (https://qv.kqz-ks.org) dhe ta shohin se në cilën Qendrën të Votimit do të votojnë më 12 tetor 2025 dhe nëse dëshirojnë mund ta parashtrojnë kërkesën për ta ndërruar atë”, tha Elezi për RTKlive.
Sipas KQZ-së, kërkesa për ndërrim të Qendrës së Votimit mund të parashtrohet online përmes të njëjtës platformë elektronike, ose duke paraqitur fizikisht kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...