Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, është sekuestruar një pistoletë me gaz, tre fishkë dhe 7 gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
“Rr. Bifurkacioni, Ferizaj / 12.07.2025 – 19:35. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që dyshohet që ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Është sekuestruar një pistoletë me gaz, tre fishkë dhe 7 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan