Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për shpalljen e një tenderi prej 16.5 milionë eurosh për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, me qëllim dhënien e këtij shërbimi tek një kompani private.
Ky reagim i tij përmes rrjeteve sociale zhvillohet pas një përplasjeje të vazhdueshme mes tij dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, për menaxhimin e buxhetit komunal.
Sipas Muratit, duke angazhuar një kompani private në vend të ndërmarrjes publike që merret me grumbullimin e mbeturinave, Komuna po abuzon me buxhetin publik dhe rrezikon falimentimin e institucioneve shtetërore, si dhe shkarkimin e qindra punëtorëve.
“Pra, diçka që mund të kryhet nga Ndërmarrja Publike me pak më shumë bashkëpunim e koordinim, po tentohet t’i jepet një kompanie private, për 16.5 milionë euro. Ky është abuzim flagrant i parave të taksapaguesve, sepse po shpenzohet për një shërbim i cili tashmë ofrohet nga një ndërmarrje publike. Për më tepër, kjo nënkupton edhe falimentimin e ndërmarrjes publike dhe largimin nga puna të qindra punëtorëve”, tha Murati./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...