Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar lartë rolin dhe përgjegjësinë që marrin sot pjesëtarët e rinj të Policisë së Kosovës, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 62-të, e cila u mbajt në Sallën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ai theksoi se Policia e Kosovës është kthyer në shembull në rajon për sukseset në luftimin e formave të ndryshme të kriminalitetit dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Kjo gjeneratë që jep betimin sot janë mbështetja dhe vizioni ynë i përbashkët që mbron qytetarët tanë. Ky fakt ngrit më shumë ndjenjën e përgjegjësisë. Policia jonë është shembull në rajon për sukseset ndërkombëtare për luftimin e kriminaliteteve të ndryshme. Bashkë me krenarinë për mundësinë që u është dhënë nga sot ngarkoheni me përgjegjshmëri. Disiplina do të ju shërbejë ta mbushni profesionin tuaj me nder dhe krenari. Ju duhet të udhëzoheni nga ata të cilët jetën e tyre ja dhanë vendit tonë. Ne do të jemi krah jush. Qofshi shembulli më i mirë për tu ndjekur nga gjeneratat pas jush”, tha ai. /Arbresh.info
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...