Malisheva është mposhtur me rezultat 1-0 në ndeshjen ndaj Vikingurit në sfidën e parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Pas ndeshjes foli Etnik Brruti i cili theksoi se gjasat për kualifikim nuk janë zbehur ani pse pësuan disfatë në “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
“Besoj që gjasat për kualifikim janë. Nëse e japim maksimumin si në pjesën e dytë, besoj se mund të bëjmë diçka. Nëse kemi besim, asgjë nuk është e pamundur. Loja atje do të jetë krejt ndryshe. Do të jemi me motiv ndryshe për ta kthyer rezultatin në favorin tonë”, ka thënë Brruti pas takimit.
Sfida kthyese luhet të enjten e ardhshme me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...