Republika e Kosovës është larguar nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti e përpiluar nga Banka Botërore.
Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se pas më shumë se 15 vitesh si shtet anëtar në këtë institucion financiar ndërkombëtar, Kosova ka dalë nga kjo listë.
Sipas tij ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe “i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike”.
“Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj. Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...