Gardiani me shumë përvojë në futbollin kosovar, Florjan Smakiqi është përforcimi i ri i Prishtinës së Re.
Skuadra e inkuadruar në Superligë këtë edicion po përgatitet fuqishëm për edicionin e ri, dhe për ta siguruar portën ka transferuar Smakiqin, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
26-vjeçari deri më tani karrierë ka bërë te Feronikeli i Drenasit dhe te Drita e Gjilanit. Me këto të dyja klube ka fituar kampionatin.
Prishtina e Re është mjaft aktive në këtë merkato ku ka rinovuar me shumë prej lojtarëve kryesorë që i pati edhe sezonin e kaluar, kurse ka njoftuar afrimin e Ergyn Ahmeti, që së fundi ishte te Llapi, si dhe transferoi Drilon Fazliun e Aron Babajn./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...