Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave ka njoftuar se rruga Shkup – Hani i Elezit është bllokuar të mërkurën si pasojë e zjarreve në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, zjarri është përhapur pranë tunelit në afërsi të kufirit, duke detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin për të gjitha automjetet.
“Ju informojmë bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...