Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e mbajtur të mërkurën u shoqërua me tensione dhe përplasje verbale, ku në qendër të vëmendjes ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri.
Gjatë procedurave për formimin e komisionit të votimit të fshehtë, Guri mori fjalën disa herë, pas ftesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për të propozuar një emër nga radhët e LDK-së. Megjithatë, në vend të propozimit, ai reagoi ndaj ndërhyrjeve nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke shkaktuar një përplasje të ashpër verbale në sallë.
Deputeti Guri drejtoi disa komente ndaj kolegëve të LVV-së, në veçanti ndaj deputetes Fitore Pacolli, të cilën e akuzoi në mënyrë të përsëritur për një çështje financiare, duke pyetur publikisht nëse kishte “kthyer 200 mijë euro”./Arbresh.info
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media