Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së dyshimtë të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë pas arrestimit nga Policia e Kosovës në mesnatën e 7 korrikut në Lipjan.
Në një reagim publik, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, theksoi rëndësinë e një hetimi të plotë dhe transparent nga autoritetet kosovare për këtë rast.
“Marr parasysh fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës pas vdekjes së një personi në Lipjan, presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe standardet e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Barbano në platformën sociale, X.
Sipas raportimeve ne media, gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit në këtë incident janë arrestuar një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të cilët janë në hetim lidhur me ngjarjen./Arbresh.info
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media