Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka ftuar në një takim të jashtëzakonshëm Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës së krijuar me zjarret nëpër lokacione të caktuara në komunën e Malishevës.
Sipas njoftimit të komunës, në këtë takim, përfaqësuesit e institucioneve lokale, si Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës në Malishevë, kanë theksuar se situate me zjarret është duke rënduar edhe më shumë, dhe për këtë përfaqësuesit e Shtabit Emergjent, njëzëri kanë bërë thirrje që të mobilizohen ekipet vullnetare nëpër fshatra, me theks të veçantë në lokacionet ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe shumë të përhapura.
Po ashtu thuhet se nga ky takim u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës që të mbështesin ekipet e zjarrfikësve me qëllim që të eliminohen sa më parë këto vatra zjarri.
Gjithashtu, u është bërë thirrje të gjithë fermerëve të komunës së Malishevës, që të përdorin mekanizmat e përshtatshme bujqësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së vatrave të zjarrit.
“Në fund, në funksion të një menaxhimi sa më të mirë të kësaj situate me zjarret, kryetari Kastrati ka ftuar një takim të radhës për ditën e nesërme, ku prezentë do të jenë edhe kryetarët e Këshillave Lokale në komunën e Malishevës”, njofton Komuna e Malishevës.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...