Beteja e Morinës është njëra ndër ngjarjet lapidare të luftës sonë për liri dhe krenaria e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave pushtuese ushtarake dhe paramilitare serbe.
Kështu është shprehur ish-komandanti i ZOD Ramush Haradinaj në 27 vjetorin e kësaj epopeje pas nderimeve në Kompleksin memorial të Morinës ku prehen në përjetësi 9 dëshmorët e rënë.
“Popull i dashur i Morinës, popull heroik, këtu ka qenë më së vështiri për mos me thënë i pamundshëm me mbajt pozicion lufte po djemtë e Morinës e kanë mbajt ju në luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Sikur mos të kishit luftuar edhe ju dhe mos të kishin rënë këta dëshmorë sikurse edhe shumë të tjerë nuk do të s’ishim çlirua. Për mua sot është nder t’ju bashkohem kam qenë me ju çdoherë me vuajtjet tuaja me vuajtje e bijve tuaj edhe tash që i keni”, ka thënë Haradinaj.
“Kemi bërë një rezistencë të fuqishme me të cilin ja vlen të krenohet jo vetëm Morina por krejt kombi. Ishalla të rinjtë dhe brezat që vijnë e gëzojnë lirinë e Kosovës me të gjitha të mirat. Këta do ta marrin shembull virtytin e tyre dhe do të jenë rezistent me atë që kanë të mbrojnë gjakun e dëshmorëve, të mbrojnë lirinë”, ish-komandanti i Morinës Sadri Avdyli.
“Kemi edhe dhimbje por edhe krenari. Ata djem nuk janë vetëm të Morinës, janë djem të këtij vendi kanë dhanë jetën për këtë tokë. Kujtimi i tyre do të jetë i përjetshëm lavdi dëshmorëve të Morinës dhe gjithë dëshmorëve të kombi shqiptar”, ka thënë bashkëluftëtari dhe familjari i dëshmorit Hasan Syla.
Në përkujtim të kësaj dite historike, familjarë e qytetarë të shumtë kanë vizituar edhe shtëpinë muze brenda Kompleksit Memorial ku krahas shtatoreve të tyre janë vendosur me kujdes gjësendet e luftëtarëve të rënë bashkë me armët e tyre me të cilat shkruan një faqe të ndritur të historisë./rtk
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...