Barcelona ka rihapur bisedimet për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford.
Sipas gazetarit të njohur të “Sky Sports”, Florian Plettenberg, katalanasit po kërkojnë të përfitojnë nga situata aktuale e lojtarit, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford”, shkruan Arbresh.info.
“Barcelona dëshiron të provojë sërish për Marcus Rashford. Një lëvizje për Luis Díaz është aktualisht shumë e pamundur, ndaj Barça ka rihapur bisedimet me Rashford,” shkruan Plettenberg në platformën ‘X’ (ish-Twitter).
Transferimi i Luis Diazit do të jetë shumë i vështirë, pasi për Liverpoolin ai është nuk është në listën e shitjes.
Barcelona dëshiron një sulmues anësor, pasi edhe alternativa tjetër Nico Ëilliams i ka dështuar, pasi ylli i ri spanjoll, rinovoi me Bilbaon deri në vitin 2035.
27-vjeçari, Marcus Rashford ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2028, por sipas raportimeve, lojtari ka marrë shumë kërkesa nga klube të ndryshme, mes tyre edhe Barcelona, që mbetet një pistë serioze për të ardhmen e tij.
Rashfordi është pjesë e Unitedit nga fëmijëria e tij, mirëpo tash e disa vite nuk po i shijon momentet më të mira tek ky klub. Sezonin e kaluar u huazua tek Aston Villa.
Kurse edhe numri që e mbante në fanellë nuk do të jetë më i tij pasi Matheus Cunha, transferimi i ri nga Wolves do ta bart atë për sezonin e ri.
Të gjitha këto lidhen me një largim të mundshëm të anglezit këtë verë, por mbetet të shihet nëse do të jetë Barcelona, destinacioni i tij i ardhshëm./Arbresh.info
🚨🔵🔴 Understand FC Barcelona want to try again for Marcus #Rashford.
A move for Luis Díaz is currently very unlikely, so Barca have reopened talks with Rashford.
The 27 y/o winger is set to leave Manchester United, where he is under contract until 2028. Rashford has many… pic.twitter.com/noBRNs0oc2
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 6, 2025
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...