Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që së bashku me dy persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, deri tek sulmi erdhi pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës rreth transportit të grurit, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, i dyshuari ka shtënë edhe me armë zjarrit ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ende në arrati.
“Vushtrri / 05.07.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas një mosmarrëveshje (rreth transportit të grurit) së bashku edhe me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe po ashtu i dyshuari ka shtënë me armë zjarri. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të përfshirë ende janë arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...