Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa prej 17% për eksportet e ushqimeve dhe prodhimeve bujqësore nga Evropa.
Burime kanë konfirmuar se komisioneri për tregti i Bashkimit Evropian, Maros Shefçoviq, e mori paralajmërimin të enjten kur u takua me sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent.
Ambasadorët e BE-së u njoftuan për këtë paralajmërim të premten, raportoi The Guardian.
BE-ja mbetet optimiste për një marrëveshje politike të nivelit të lartë, megjithëse paralajmërimi i SHBA-së jep shenja të një pozicioni agresiv të SHBA-së ndaj bllokut.
Pezullimi 90-ditor i tarifave të para që pati shpallur Trumpi përfundon të mërkurën për mbi 60 shtete.
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...