Qeveria e Afganistanit deklaroi të enjten se Rusia është bërë vendi i parë që e ka njohur zyrtarisht regjimin e talibanëve, duke e quajtur vendimin “të guximshëm”.
Lajmi u bë publik pas takimit të ministrit të Jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, me ambasadorin rus në Kabul, Dmitry Zhirnov.
“Ky është një hap i ri në marrëdhënie pozitive, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim konstruktiv”, tha Muttaqi.
Ministria e Jashtme ruse theksoi se njohja do të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, përfshirë energjinë, bujqësinë dhe infrastrukturën.
Në prill, Moska hoqi talibanët nga lista e saj e organizatave terroriste dhe pranoi ambasadorin e tyre në kryeqytetin rus, raporton AFP.
Njohja është dënuar nga aktivistet afgane, të cilat thonë se ajo legjitimon një regjim që ndalon shkollimin e vajzave dhe shkel të drejtat e njeriut.
Edhe ish-deputetet afgane paralajmëruan se ky vendim rrezikon sigurinë globale.
Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht 2021, pas tërheqjes së forcave të NATO-s. Që atëherë, shtetet perëndimore nuk i kanë njohur zyrtarisht, duke i kushtëzuar marrëdhëniet me respektimin e të drejtave të grave dhe lirive themelore.
SHBA, BE dhe aleatë të tjerë kanë ngrirë ndihmat dhe kontaktet mbeten të kufizuara, kryesisht për çështje humanitare dhe sigurie. Perëndimi kritikon ashpër ndalimin e arsimit për vajzat dhe përfshirjen e figurave të sanksionuara në qeveri./rel
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...