Tre persona në Pejë kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme. Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është i mitur.
Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se, gjatë vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve.
Po ashtu, në raport bëhet e ditur edhe se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 29.06.2025-00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, dyshohet që kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia.
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...