Mbrëmjen e djeshme njëra nga depot e IPKO-së është përfshirë nga zjarri. Lidhur me këtë kanë reaguar nga kompania në fjalë.
Sipas Kompanisë, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll.
Nga Kompania thonë se të gjitha operacionet vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.
“Aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në njfotimin e Ipkos.
Tutje, ata thanë se situata u përmbajt plotësisht.
“Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.”, tha në fund Ipko./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia për zjarrin në Zonën Industriale në Prishtinë: Dëmet janë të konsiderueshme
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...