Ministri i Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme të Belgjikës, Theo Francken, po qëndron në Kosovë.
Krahas aktiviteteve politike, ai ka shfrytëzuar kohen që të merret edhe me aktivitete fizike.
Francken është parë duke vrapuar shesheve të Prishtinës si një qytetar i rëndomtë.
Ai madje është ndalur për një fotografi tek busti i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek busit i heroit kombëtar, Skendërbeut.
Ish-ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, e ka cilësuar këtë si një gjest domethënës, duke shprehur mirënjohjen e përhershme për Belgjikën dhe kontributin e trupave belge gjatë tri dekadave në kuadër të KFOR-it, duke garantuar paqe dhe stabilitet për vendin tonë.
“Ka qenë nder jetësor për mua të shërbeja për pesë vite në Bruksel, fillimisht si Përfaqësues i Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe si u.d. i Shefit të Misionit për Belgjikë dhe Luksemburg, si dhe Ambasador për marrëdhëniet me NATO-n, për të parë nga afër dhe punuar me miqtë e mëdhenj të vendit tonë”, ka shkruar Zemaj.
Shefi i ushtrisë izraelite shpall vijën e tërheqjes si ̵...
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...