Futbolli botëror u zgjua sot me lajm të kobshëm, ku pas një aksidenti në trafik humbi jetën ylli i Liverpoolit dhe Portugalisë, Diogo Jota, së bashku me të vëllain tij.
Ata ishin në një veturë Lamborghini, e cila u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit, shkruan Arbresh.info.
Pasi e mori lajmin për vdekjen e Jotas ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pati një reagim emocional për ish-lojtarin e tij, të cilin e transferoi në vitin 2020 nga Wolvesi.
“Ky është një moment kur unë lëndohem! Mu thye zemra kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre.
Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!
Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për gruan, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e donin atë! Pusho në paqe”, tha Klopp pas ndarjes nga jeta të portugezit.
Jota vdiq në moshën 28-vjeçare dhe la pas gruan me tre fëmijë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...