Kurora lulesh dhe flamuri i ulur në gjysmështizë pranë “Anfield Road”, Liverpool nderon Jotan pas vdekjes

13:29 | 3 Korrik 2025
D.H

Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.

Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.

Në nder të Diogo Jotas, pranë stadiumit të Liverpoolit, “Anfield Road”, flamuri i “The Reds” është vendosur në gjysmështizë, për ta respektuar portugezin.

Gjithashtu aty janë vendosur edhe disa lule ku shkruhet: “Prehu në paqe, Diogo”.

Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 dhe ishte pjesë e rëndësishme e klubit në triumfet e tij vitet e fundit.

Ai luajti 182 ndeshje me këtë klub dhe realizoi 65 gola e 26 asistime.

Diogo Jota vdiq në moshën 28-vjeçare dhe la pas vetes gruan dhe tre fëmijët./Arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale