Një person ka raportuar në polici se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga një i dyshuar që kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.
Sipas policisë, është identifikuar personi i dyshuar pas shikimit të kamerave të sigurisë, i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Prishtinë / 02.07.2025 – 01:32. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri një person me të cilin kishte pas mos-marrëveshje në të kaluarën. Pas shikimit të disa kamerave të sigurisë është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten