Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari tash e disa kohë është nën radarin e klubit të Milanit.
Ai ka shprehur dëshirën e tij të transferohet vetëm tek Milani, përkundër interesimeve të shumë klubeve tjera, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, AC Milan është duke punuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar Ardon Jashari nga skuadra belge Club Brugge.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej rreth 30 milionë paund për ta sjellë 22-vjeçarin në “San Siro”.
Ai këtë sezon pati paraqitje të shkëlqyera me Ckub Brugge, ku fitoi edhe Kupën e Belgjikës.
Ardon Jashari është zgjedhur edhe lojtari më i mirë në elitën e futbollit belg për edicionin 2024/25.
Ai iu bashkua Club Brugge verën e kaluar nga Luzern për 6 milionë euro, dhe ka një kontratë me belgët deri në vitin 2029./Arbresh.info
🚨 AC Milan are hoping to sign Ardon Jashari from Club Brugge in a deal worth about £30m.
(Source: La Gazzetta dello Sport) pic.twitter.com/vnmuO19Drf
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 2, 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...