Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes për një transferim të mundshëm tek Milani.
Mirëpo, drejtori sportiv i “Aspirinave”, i kishte mohuar gjithnjë zërat, ani pse shumë media në mbarë Evropën raportonin se Xhaka ka arritur marrëveshje personale me Milanin, shkruan Arbresh.info.
Mëngjesin e sotëm Leverkuseni ka postuar një fotografi të Xhakës në rrjetin social Facebook, ku shihet i buzëqeshur në fotosesionin për edicionin e ri.
“Mirë po dukesh, Granit”, shkruhet në një fotografi tjetër të postuar nga Bayer Leverkusen në faqen e tyre zyrtare.
Xhaka u bë pjesë e Leverkusenit në vitin 2023 pas transferimit nga Arsenali, dhe ka një kontratë të vlefshme me këtë klub deri në vitin 2028./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...