Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se kjo marrëveshje përbën një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet.
Sipas tij, tani do të njihet plotësisht çdo vit pune për efekt pensioni, edhe kur ai është kryer jashtë atdheut.
“Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për qytetarët tanë dhe për të gjithë ata që kanë dhënë mund e djersë në Shqipëri e Itali. Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre,” ka shkruar Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...