Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, me datë 1 korrik, duke filluar nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarë serbë, të cilët pritet të pengojnë qarkullimin e lirë në këtë segment rrugor.
Për të shmangur vonesat dhe pengesat e mundshme në këtë rrugë, udhëtarët janë këshilluar të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare alternative, deri në një njoftim të ri.
“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në drejtim të PKK Merdarë, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Për informata të mëtejshme, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:
045198000
045198606
Numri pa pagesë: 080050095
Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...