Arjeta Fejza, deputete nga Lëvizje Vetëvendosje, ka folur në magazinën “Info Plus” në RTK, lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër pritet të mbahet vazhdimi i 40-të i seancës.
Fejza tha se deputetët e mazhorancës dhe partitë minoritare po qëndrojnë në seancë dhe po kryejnë obligimin kushtetues duke votuar, por, sipas saj, partitë e opozitës së deridjeshme po bllokojnë krijimin e institucioneve.
“Është e rëndësishme të dihet se ne nuk jemi duke votuar emrin e kandidates së Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, që, sipas Kushtetutës, i takon partisë fituese dhe kemi bërë që në seancën e parë dhe nuk kemi tentuar asnjëherë ta zvarrisim konstituimin e Kuvendit”, tha Fejza, derisa sqaroi procedurat mëtejme duke propozuar ndryshimin e procedurës së votimit nga ai i hapur, në votim të fshehtë.
Tutje, ajo foli për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku, sipas saj, në atë aktgjykim askund nuk shkruhet se kryesuesi Anvi Dehari ka shkelur Kushtetutën dhe askund nuk shkruhet se nuk duhet të procedohet me votim të fshehtë.
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...
Bedrija Ejupagić emërohet zëvendësministër në Ministrinë e I...
Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në ...
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...