Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, deklaroi ai.
Kupina theksoi se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.
Derisa dje për të 38-ten herën ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
As pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk u arrit zgjedhje e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit.
Haxhiu reagon pas sulmit në Skendera
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...