Sot dhe nesër do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes.
Si pritësi i këtij samiti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos do të kenë një takim kokë më kokë, i cili më pas do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.
Të martën në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe në orën 10 do të nis punimet samiti i cili është i ndarë në dy panele kryesore.
Paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor, ku fjalë hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos.
Ndërsa paneli i dytë do të ketë fokus zbatimin konkret të Planit të Rritjes, ku do të marrin pjesë ministra nga vendet pjesëmarrëse, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.
Komisioni Evropian konfirmoi të shtunën se komisionerja për zgjerim do të qëndrojë në Shkup për të diskutuar me liderët e rajonit në kuadër të Planit të Rritjes. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...