Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka akuzuar deputetët e grupit parlamentar të PDK’së se i kanë bërë dhuratë një tortë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Me anë të një postimi në Facebook, Zyba pretendon se torta erdhi përmes një asistenti të një deputeti të PDK-së, shkruan Arbresh.info.
“Befasia e seancës së sotme nuk ishte mosvotimi nga ana e opozitës, por ‘befasia’ që grupi parlamentar i PDK-së i kishin bërë deputetit të Listë serbe, Slavko Simiq, për ditëlindjen e tij. Tortja për të erdhi përmes një asistenti/këshilltari të grupit parlamentar të këtij subjekti”, ka shkruar ai.
Postimin e Zybës e ka shpërndarë edhe nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“PDK-ja tortë për Listën Serbe?”, ka mbishkruar Murati.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...