Futbollisti i ri gjerman, Nick Woltemade ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij.
Nëse largohet këtë verë nga VfB Stuttgart, destinacioni i tij i vetëm është Bayern Munich, shkruan Arbresh.info
Sipas raportimeve të Florian Plettenbergut, ditë më parë Woltemade ka arritur një marrëveshje të plotë personale me FC Bayern, e cila do ta mbajë lojtarin të lidhur me gjigandët gjermanë deri në verën e vitit 2030.
Rreth 7.5 milionë euro do të jetë paga e tij, me mundësi që të arrijë deri në 10 milionë euro përmes bonuseve.
Edhe pse interesimi ka qenë i madh nga klube si Chelsea dhe Napoli, 23-vjeçari i ka bërë të qartë drejtuesve të Stuttgart se nuk do të negociojë me asnjë tjetër përveç Bayernit.
Klubi e konsideron Woltemade si “të pashitshëm” për këtë verë dhe ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij, që arrin nga 60 deri në 100 milionë euro.
Negociatat pritet të përshpejtohen mes dy klubeve pasi tashmë Evropiani U21 ka mbaruar, aty ku Woltemade ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Gjermanisë./Arbresh.info
⤵️🔴 No chance for other clubs. Nick #Woltemade has personally informed VfB Stuttgart that if he leaves the club this summer, he will only join FC Bayern.
Full agreement until 2030. The clubs have been in contact since Thursday evening. 🇩🇪 https://t.co/kpekPL9Vcn
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 29, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri, Policia bartë pa incidente materialet...
“Dëshmi e demokracisë në Kosovë”, Zyra e BE-së vlerëson mbar...
PSG fiton në frymën e fundit derbin ndaj Lyon
Simpatizantët e Faton Pecit festojnë me goma në Mitrovicë
Interi fiton derbin ndaj Lazios dhe merr kreun e Serie A
Pamje nga Mitrovica, Kurti e përqafon fort Pecin
sq