Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pasi në seancën e 38-të të konstituimit të Kuvendit dështoi formimi i komisionit për votim të fshehtë.
Gashi tha se Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe sipas tij, çdo mënyrë tjetër e votimit është antikushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartë: zgjedhja e kryetarit/es të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme. Çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodhë vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim. Çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë”, ka shkruar Gashi në facebook./Arbresh.info
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...