Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Vërmicë për dhënie të ryshfetit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i njëjti si shofer i autobusit gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SPK Vërmicë 28.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...