Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, sot në një konferencë për media ka folur lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka shpjeguar pikat kryesore të vendimit. Ai ka thënë se përmes aktgjykimit të Kushtetueses bëhet e qartë se partia e parë detyrohet që të mos e bllokojë kuvendin dhe e njëjta detyrohet të gjejë konsensus dhe kompromis.
‘‘E drejta është e partisë fituese, detyrimi është që mos me blloku kuvendin dhe detyrimi tjetër është me arrit konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm’’, ka thënë ai.
Gruda tha se Kushtetuesja e ka thënë se s’mund të ketë votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
‘‘Çështja e votimit të fshehtë ka qenë problematike. Janë tri paragrafë të aktgjykimit që e sqarojnë çështjen e votimit të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë nuk mund të ketë votim të fshehtë në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit’’, ka thënë ai.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...