Shumë qytetarë të Kosovës që udhëtojnë drejt Shqipërisë për pushime janë duke shprehur pakënaqësi serioze për gjobat që po u shqiptohen në Autostradën e Kombit nga Policia e Shtetit Shqiptar.
Kufiri i shpejtësisë në shumë segmente të kësaj rruge është vendosur në 80 km/h, ndërkohë që bëhet fjalë për një autostradë moderne që, sipas qytetarëve, duhet të lejojë të paktën 120 km/h, siç është standardi në shumicën e vendeve të rajonit dhe Evropës.
Një qytetarë nga Kosova për Arbresh.info tha se është dënuar me 300 euro gjobë.
“Na dhanë gjobë 300 euro. Është e tepruar dhe ofenduese për një turist që sjell para në vend”, tha ai.
Qytetarët ndihen të zhgënjyer nga mënyra se si po trajtohen në rrugët shqiptare, duke thënë se në vend të sinjalizimeve të qarta dhe paralajmërimeve, autoritetet po vendosin radarë në zona të papritura për të kapur shoferët në befasi.
Disa nga qytetarët që kanë folur për Arbresh.info shprehen se ndihen të zhgënjyer dhe të padëshiruar në Shqipëri, duke theksuar se këto përvoja po i detyrojnë të mendojnë për destinacione të tjera për pushime.
Në shumë raste, ata përmendin Greqinë, Italinë dhe Kroacinë si alternativa të tjera, më të qeta dhe më miqësore ndaj turistëve.
Kjo situatë, sipas tyre, ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për të mos e zgjedhur më Shqipërinë si destinacion pushimesh, gjë që mund të ketë pasoja negative për turizmin vendas gjatë sezonit veror./Arbresh.info
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë