Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka kapur 55 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës, të cilat ishin fshehur në trupin e drejtuesit të automjetit dhe të pasagjerit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të Kosovës.
Automjeti ishte selektuar për kontroll të dytë pasi udhëtarët kishin bërë deklarim negativ.
Pas zbulimit të shumës, autoritetet ndërmorën veprimet procedurale, duke konfiskuar 25% të parave, ndërsa pjesa tjetër u ndalua përkohësisht deri në përfundim të hetimeve.
“Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës dhe bart më shumë se 10,000 euro, është i obliguar të deklarojë shumën konform legjislacionit në fuqi. Mosdeklarimi përbën shkelje dhe i nënshtrohet masave ndëshkuese”.
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...