Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës – (LDK), Hykmete Bajrami, tha se Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të vazhdojë situatën e njëjtë, mos-konstituimin e Kuvendit.
Bajrami, tha se Kosova është në këtë ngërç politik “për shkak të kokëfortësisë dhe insistimit të Vetëvendosjes” në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Bajrami tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është duke ua pamundësuar deputetëve të LDK-së, që të votojnë, ndërkohë që ka konfirmuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të merr pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të shtunën, me qëllim të arritjes së një marrëveshje politike./rel
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...