Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, mbajtën sot një konferencë për media, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Gjykata ka vendosur që deputetët janë të obliguar ta përmbyllin seancën konstituive brenda afatit 30-ditor nga dita e mbajtjes së saj, një vendim që vjen në mesin e një ngërçi politik të vazhdueshëm për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
Glauk Konjufca komentoi vendimin duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një udhëzim specifik nga Gjykata, por për një paralajmërim që duhet marrë seriozisht nga të gjitha palët politike.
Ai shtoi se qasja e partive të ish-opozitës ka qenë bllokuese dhe ka pamundësuar zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit, çka ka thelluar krizën politike.
“LVV gjithmonë ka vlerësuar që nëse partitë opozitare e bllokojnë kryetarin e Kuvendit, i njëjtë reciprocitet mund të shkojë me nënkryetarët e Kuvendit. Ne propozuam t’i vendosim të gjithë në pako, për emrat që do t’i propozojmë për kryetar dhe nënkryetarë. Gjykata ka paralajmëruar, nuk është një instruksion. Obligimi për të përfunduar konstituimin e Kuvendit është i krejtve, jo vetëm i grupit që ka dalë i pari në zgjedhje”, tha ai.
Konjufca theksoi se, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është konstatuar asnjë shkelje në lidhje me procedurën e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...