Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i obligon deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh.
Në reagimin e saj zyrtar, LDK thotë se mirëpret vendimin e Gjykatës, i cili sipas saj ka dhënë qartësi të plotë në disa pika kyçe që kanë qenë objekt diskutimi gjatë javëve të fundit.
“Ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare. Po ashtu, siç e përcakton paragrafi 187 i aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur”, thuhet në reagim.
“Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për një parlamentarizëm funksional, për respektim të Kushtetutës dhe për ndërtimin e institucioneve përfaqësuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve dhe nga rregullat demokratike. Ftojmë grupin më të madh parlamentar që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së./Arbresh.info
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...